Ahmeti: Gostivari meriton më mirë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ka përmbyllur fushatën për Zgjedhjet lokale me Tubimin e mbajtur sonte në komunën e Gostivarit ku prezantoi kandidatin për kryetar të kësaj komune z. Nevzat Bejta dhe Listën e këshilltarëve të kryesuar nga z. Afrim Aruçi.


Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti para të pranishmëve në këtë tubim ka thënë se Gostivari meriton më mirë, më shumë dhe para se gjithash ndryshim. Ai bëri thirrje që të votohet kandidati i BDI-së Nevzat Bejta dhe lista e këshilltarëve të kryesuara nga Afrim Aruçi.

“Unë këtu kam ardhur të apeloj e thërras çdo qytetar të Gostivarit sepse Agjenda jonë është europiane, është e ardhmërisë. Platforma jonë është e shëndetësisë që zgjatë jetë, kështu që përkrahja le të jetë e parezervë. I thërras të gjithë se nuk do i turpërojmë. Me Kapitullin e ri që po hapim, siç kemi dhënë betimin në 2002 kur ne kemi hequr nga brezi armët dhe kemi hyrë politikës dhe me sukses kemi dalë në të gjitha frontet. Tash kemi mision të ri, me misionarë dhe asnjëherë nuk do të turpëroheni e pendoheni për përkrahjen që do i jepni Nevzat Bejtës, sepse e di që
është i pregatitur dhe qytetit do i jep hije si duhet”, ka theksuar Ahmeti.