“Unë nuk dua funksione. Kjo nuk është ideja ime, por një profesor britanik në një analizë nga viti 2001 shkroi se Ahmeti do t’i jep fund karrierës së tij politike si president i shtetit”, u shpreh Ahmeti.

Presidenti shqiptar duhet të zgjidhet nga qytetarët në zgjedhje të drejtpërdrejta, pasi sektori joqeveritar të përgatisë terrenin për këtë, thotë kreu i BDI-së Ali Ahmeti, duke shpjeguar “bombën” e fundit që hodhi në kulmin e fushatës elektorale: presidenca është barriera e fundit për shembjen e barrierave ndëretnike në shoqërinë maqedonase.

“E rëndësishme është që propozimi për President shqiptar të vendit të jetë një nismë qytetare dhe të mbështetet nga të gjithë qytetarët pavarësisht nga përkatësia etnike. Ne e thyem akullin kur në zgjedhjet e fundit presidenciale nuk dolëm me kandidatin tonë, por qëndruam për kandidaturën e Stevo Pendarovskit dhe BDI-së dhe unë personalisht bëra një fushatë për të fituar” – ka thënë Ahmeti në një intervistë për “Sloboden Peçat”.

Kërkesat për një kryetar shteti shqiptar, për kryeministër, për Kryetar të Kuvendit, për ministra të mbrojtjes, për policinë, për financa … si qëllime të BDI -së u vendosën në kongresin e “integristëve” në vitin 2009. BDI deri më tani ka mbajtur pothuajse të gjitha postet, përveç Kryeministrit. Sipas tyre, kjo është arritur me faktin se në 100 ditët e fundit të mandatit të Qeverisë aktuale, në vend të Zoran Zaevit do të jetë kryeministër shqiptar.

“Është shumë e rëndësishme të thyhet ajo tabu, të thyhet miti se një shqiptar nuk mund të jetë president i vendit. Sektori civil, intelektualët dhe punonjësit socialë duhet ta hapin temën. Është koha të fillojmë të flasim për këtë dhe kur të realizohet do të shohim” – thotë kreu i BDI-së.

Ahmeti është bërë pishman dhe në vend që siç kishte paralajmëruar dhe siç pritej të ndodhte, Presidenti shqiptar të zgjidhet në Parlament, tani me ndihmën e sektorit civil ai dëshiron që Presidenti të zgjidhet në zgjedhje të drejtpërdrejta. I pyetur se çfarë ë bëri të mendohet në ndryshimin e konceptit të zgjedhjeve, Ahmeti tha:

“Unë nuk kam mbështetje nga partitë maqedonase. Nuk kam mbështetje në Kuvend për ndryshimin e Kushtetutës në pjesën e zgjedhjes së presidentit të shtetit. Por, unë vendosa për këtë edhe pas sugjerimeve nga bashkësia ndërkombëtare”, tha Ahmeti.

Ai thotë se i është sugjeruar që nëse zbatimi i propozimit kalon në Kuvend, do të thotë kthim prapa për demokracinë. Ahmeti thekson se për të dhe BDI -në funksioni i presidentit nuk është aq i rëndësishëm, sepse i njëjti është reprezentativ dhe simbolik, sa është e rëndësishme thyerja e asaj barriere. Dhe, për t’i siguruar qytetarët se asgjë e keqe nuk do të ndodhë, ai si shembull përmend kuadrot e tij që deri më tani kanë qenë apo janë kryetarë komunash, ministra dhe zyrtarë të tjerë.

“A ka pasur përplasje ndëretnike përderisa Fatmir Dehari ka qenë kryetar i Komunës së Kërçovës për dy mandate? Jo. Ne kemi ministra të suksesshëm të punëve të jashtme, financave dhe ekonomisë, si dhe një kryetar të parlamentit”, tha Ahmeti.

Kreu i BDI-së thotë se është herët të thuhet nëse do të shkojnë me një kandidat partiak apo mbipartiak, dhe kur pyetet nëse ai e dëshiron këtë pozitë, ai përgjigjet:
“Unë nuk dua funksione. Kjo nuk është ideja ime, por një profesor britanik në një analizë nga viti 2001 shkroi se Ahmeti do t’i jep fund karrierës së tij politike si president i shtetit”, u shpreh Ahmeti.