Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.567 teste të kryera janë regjistruar 412 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 207 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 459 pacientë. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 12 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 195.542 raste, prej të cilëve 182.078 janë shëruar, kurse 6.875 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 6.589 raste aktive me virusin korona.