Zhvillimi ekonomik i komunave, OEMVP takim me VMRO-DPMNE-në

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, i vazhdoi takimet tradicionale në prag të zgjedhjeve, sot me kryetarin e VMRO-DPMNE-së dhe kandidatët opozitarë për kryetarë të komunave.


Kreu u OEMVP-së Nebi Hoxha, tha pas takimit se ia kanë prezentuar platformën ekonomike në nivel lokal dhe sygjerimet e OEMVP-së për kandidatët. Sygjerimet nga të gjitha takimet, priten të jenë pjesë e platformave zgjedhore të kandidatëve për lokalet e tetorit. Një ditë më parë OEMVP u takua me krerët e koalicinit Ash –Alternativa.

“Po diskutojmë çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin e komunave, me theks tw veçantw pwr decentraliizimin, prej ku burojnë problemet e shumta që reflektohen në nivel më të lartë. Është me rëndësi të dëgjojmë nga kandidatët për kryetarë komunash se çfarë kanë në planet e tyre dhe sa janë të gatshëm të pranojnë platformën e OEMVP-së që është e gatshme tashmë . Ne kërkojmë vetëm që kandidatët t’i realizojnë pikat e platformës që ne si Odë Ekonomike kemi bërë”, tha pas takimit kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Nebi Hoxha.