Zgjedhjet në Rusi/Kryeopozitari: Parti e Putinit, “mashtrues dhe hajdutë”

Nga e premtja në të shtunën, Rusia do të mbajë zgjedhjet e përgjithshme të cilat parashikohet të rikonfirmojnë në pushtet partinë me kryetar Medvedevin dhe Putinin si president të vendit.


Partia e presidentit rus, Vladimir Putin, pritet t’i fitojë përsëri zgjedhjet e reja parlamentare.

Në garën e fundjavës janë luhen 450 mandatet e dhomës së ulët të parlamentit të cilën partia “Rusia e Bashkuar” e kontrollon që nga viti 2007.

Analistët thonë se ka pak shanse për opozitën e shtypur nga presioni politik dhe kur rivalë të fortë, si Aleksei Navalni, ndodhen në burg.

“Është e qartë se zgjedhjet që kemi janë fiktive dhe habitem sa vrullshëm dhe sa vrazhdët autoritetet e kanë cenuar opozitën këtë radhë.”

“Mungesa e një opsioni ‘kundër të gjithëve’ na ndalon nga e drejta për të votuar atë që ne duam, por duhet votuar partia ose personi për të cilin ke më shumë simpati.”

Gjendja e vështirë ekonomike është shqetësimi kryesor për qytetarët rusë: standardi i tyre i jetesës ka zbritur vazhdimisht në dhjetëvjeçarin e fundit, të ardhurat kanë rënë me 10 për qind në 8 vite ndërkohë që janë rritur çmimet dhe inflacioni në gusht arriti nivelin 6,7 për qind.

Kryeopozitari Navalni e quan “Rusinë e Bashkuar” parti të “mashtruesve dhe hajdutëve” dhe pretendimet për korrupsion po ndikojnë në publik, pasi më pak se 30 për qind e rusëve po planifikojnë ta mbajnë atë në pushtet, nga 40 deri 45 për qind që parashikonin në vitin 2016.

Presidenti Putin ka ndërhyrë për t’ia rritur partisë së tij mundësitë për fitore, duke ofruar para zgjedhjeve mbi 115 euro për pensionistët dhe nga 200 euro për policët dhe ushtarët.

Partia në pushtet ka tani 75 për qind të deputetëve brenda Dumës, ndërsa postet e tjera janë ndarë mes partisë besnike “Për një Rusi të Drejtë”, komunistëve dhe nacionalistëve të cilët nuk janë aq kritikë me presidentin Putin.