Kryeministri Zoran Zaev përmes një letre drejtuar opinionit shprehet se dorëheqjet e dorëzuara pas tragjedisë në kovid qendrën në Tetovë i vlerëson si akt të lart moral dhe etik dhe si demonstrim të integritetit dhe përgjegjësisë e cila është e pashmangshme gjatë këtyre fatkeqësive të mëdha. Ai nënvizon se përgjegjësi ka dhe do të ketë, por të bazuar me argumente dhe fakte forenzike, dhe jo në bazë të përplasjeve politike.