Kryeministri Zoran Zaev nuk e sheh problematike deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për ekstradimin e dy të dënuarve në rastin “Monstra”.

I pyetur se a do të ndikojë çështja e ekstradimit në prishjen e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Kurti me përgjigje:

“Nëse për këtë çështje përplasemi me Kosovën, me Bullgarinë ja nuk janë raportet aq të mira për shkak të kësaj bllokade, jo fer dhe jo të drejtë, atëherë do të duhet të përplasemi edhe me Hungarinë pasi sipas nesh nuk kanë asnjë arsye të japin azil edhe sipas të drejtës ndërkombëtare. Nëse nisemi kështu, atëherë ne do të mbetemi në përleshje me gjysmën e botës dhe kjo nuk i sjell të mira Maqedonisë së Veriut”, tha Zaev në intervistë për Televizionin 24.

Kjo deklaratë vjen pasi në konferencën e përbashkët për media mes kryeministrit Kurti dhe Zaev që u mbajt javën e kaluar në Shkup, kur u pyet Kurti se pse Kosova nuk po ekstradon dy të dënuarit në “Monstra”, ai u përgjigj:

“E dimë se nga e kaluara ne trashëgojmë shumë raste tragjike dhe shumë të rënda të cilët kanë pasur procese të vështira. Pastaj, ka ende raste të cilat për bindjen time nuk janë zbardhur deri në fund, për të cilat ende nuk e kemi të vërtetën e plotë”.

Kujtojmë se në Hungari është i arratisur ish kryeministri i vendit, Nikolla Gruevski i cili tani po gëzon edhe azil.