Një lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare. Amir Abrashi është rikthyer në fushë me Grasshoperin dhe do të jetë kështu në dispozicion të trajnerit Reja për dy ndeshjet e tetorit që kuqezinjtë do të luajnë ndaj Polonisë dhe Hungarisë.


Mesfushori kuqezi u dëmtua në sfidën ndaj Hungarisë teksa pritej një muaj jashtë fushe. Por Abrashi i ka surprizuar të gjithë duke i rikthyer në fushën e blertë më herët.

Një lajm i mirë ky për Shqipërinë dhe për Rejan, që gjen një nga më të besuarit e tij për dy sfidat e tetorit.

Abrashi vërtetoi dhe fjalët e trajnerit të Grasshoperit, Xhiorxhio Kontini i cili pak kohë më parë shprehej se “Abrashi ka mish shqiptar, ai shërohet më shpejt”.