VËMENDJA E NJERIUT GJATË COVID19 PËRBALLË ADMINISTARTËS HIGJIENIKE

Taxhudin Hamidi-Tetovë


Kuran Suretul En Nur:27,

”O ju që besuat, mos hyni në shtëpi të huaj pa leje dhe pa përshëndetur njerëzit e saj.

Kjo është më mirë për ju që të merrni mësim”.

Kuran Suretul En Nur:28,

“ …E nëse u thuhet ktheheni, ju pra ktheheni ju pra ktheheni. Kjo është më e ndershme për ju. Allahu di çdo gjë që veproni ju”.

Koha që po kalojmë të gjithë bashkë si qytetarë, reflekton me një përgjegjësi dhe dashuri që sa më parë të ndëgjojmë nga entet shëndetsore dhe nga komisionet që mbartin një obligim shumë të rëndë që një ditë të na drejtohen se Virusi Covid19 ka filluar të tamponoj kthetrat e saja.

Kjo gjendje pa dyshim në vetvete mbanë një psikologji shumë ndërlikuese si , stres, paqartësi, por edhe shumë humanitet, solidaritet, përkujdesje dhe teologji.

Njerëzit i shohim më serioz dhe më të ndërgjegjshëm.

Një kohë më dukej se njerëzit i atrofuan ndjenjat e njerzimit po tani, gjatë kësaj pandemie po rikthehet bota e solidaritetit dhe bota e ndjenjave humane, njerzore, sanitare dhe origjinale e pastrimit apsolut.

Çdo kund ku jetojmë mundohemi të ruajmë pastërtinë dhe bashkarisht të luftojmë virusin e padukshëm.

Shpresojmë që organet kompetente sanitare d’të gjejnë vullnet dhe mirkuptim që edhe në trakat pagesore të vetshërbimeve, të krijojnë mundësisht kushte për ruajtjen e pastërtisë dhe smundjeve ngjitëse.

Psh. secili mund ta konfirmojë dhe vërejë në pikat pagesore të vetëshërbimit dhe shitoreve pasgurinë sanitare gjithkund.

Ku në të njëjtën trakë, ku kalonë ushqimi,ëmbëlsira për fëmijtë dhe buka po në të njëjtën trakë kalon edhe blerësi me preparate higjienike helmuese që janë të rezikshme dhe të dëmshme për njeriun, e sidomos për gjendejn e Covid19, janë nonses dhe të papranueshme.

Në këtë situatë të gjithë po përpiqemi të bëjmë diçka të mirë e të bashkëpunojmë sa të jetë e mundur, si individë dhe si institucione, në mënyrë që të dalim faqebardhë nga kjo pandemi dhe të ndryshojmë rrejdhën e paketimit, konservimit,distribuimit dhe shitjes.

Secili prej nesh mbart peshën e përgjegjësisë e po mundohemi të jemi në lartësinë e duhur përballë kësaj përgjegjësie.

Më u kujtua gjatë shkrimit të këtij teksti, se dikur në tregjet aziatike të Shamit, tregonin se dikurë nuk kanë lejuar që artikujtë ushqimorë të preken nga blerësit.

Nëse ka dashur të blejë një artikull e ka hudhur me guralec apo e ka identifuakuar me “shpatën” që e ka mbajtur shitësi për të sinjalizuar drejtë artikujve të cilat blerësi dëshiron t’i blejë nga shitëblerësi.

Kurani ka parparë të gjitha masat e komunikim mes njerëzëve,objekteve publike dhe lëndave të ngurta.

Të gjitha masat e parapara sipas bontonit dhe rregullave të islamit janë në dobi të ruajtjes dhe mbështetjes së njeriut si qenje njerzore e krijuar nga Krijuesi i Madhërishëm.

Pasi mësimet islame pranojnë pa dyshim se njeriu dhe krijesat e tjera janë krijesa të Zotit besimatrët musliman duke respektuar normat e fesë së tyre ata janë të gatshëm t’i publikojnë të gjitha masat dhe rekomndimet për ruajtjen e qetësisë psikologjike dhe mbështetjen e pamohushme të shëndetit të çdo qytetari kudo që ai gjendet.

Masat e shqirtuara gjatë periudhës së pandemisë së Corona-19 në mënyrë direkte rikujtuan shumë nga admnistrata sanitare dhe higjienike e porosive të Muhamedit Alejhiselam.

Në vazhdimisht kemi ndëgjuar për rekomandimet e shpirtërore të fesë islame dhe të çdo feje tjetër, mirpo feja islame posedon rekomandime të profilizuara sa i përket distancës sociale mes njerëzve, rreguallave të përshëndetjes dhe pastërtia e ambijentit ku njeriu jeton dhe vepron në kontinuitet.

Rifreskimi i aktivitetit të sjelljes vizavi raporetve të higjienës dhe pastërtise rreguallat e fesë islame janë shumë të rrepta nga prizma shëndetit publik.

Këta rregulla nuk janë pritur në këtë masë të madhe kur dihet se feja islame është shpallur në vendet që kanë mungesë të ujit dhe vështyrsi të madhe në gjetjene e tij.

Mirpo prap se parap, higjiena e fesë islame e thërret çdo besimtarë islam që në çdo namaz ai të i nënshtrohet rreguallave të larjeve të gjymtyurave me ujë të pastër dhe të pa përdorur paraprakisht (gajr musta’mel).

Kuran El A’raf:31,

“ O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz-lutje, hani dhe pini e mos teproni, pse Ai – Allahu nuk i do ata që e teprojnë -shkapërderdhin”.

Në këtë ajet kuranorë përpos pastrimit dhe ruajtjes së higjienës personale vërehet se feja islame kërkon dhe shpall rekomandimet në pastërtinë e higjienës së robave të njeriut.

Duke analizuar këta versete me rishikim të shkurtër dhe telegrafik vërejmë se feja islame shumë mirë apo në forma të drejtëpërdrejta u ka ndihmuar rekomandimeve të masave të shtabit të krizës për parandalimin total të smundejs së Corona19.

Nga ky verset kuranor kuptohet se hapsirat e xhamiave si pika qendrore të agregetit të vakëfit luajnë rolin kyç në parandalimin e papastërtisë dhe të aktualitetit me alarm të ngarkesave epidemike.

Të gjitha rregullat e fesë islame na dëshmojnë dhe na sigurojnë për një ardhmëri të shëndoshë në trupin, ushqimin, veshjen dhe në hapsirat e punës.

Duhet të ngrimë përpjekjet maksimale në ate që është më mirë për ne dhe për shoqërinë në përgjithësi.

Të përhapim frymën e administratës sanitare gjithkund ku gjendemi dhe ndihmën dhe ribashkimin e mjeteve që garantojnë shëndetin publik.

Të lëmë anash paragjikimet, dallimet dhe format e xhahiljetit në aspektet e higjienës.

Gjithsesi se edhe vet organizmi i njeriut suigeneris përmes antitrupthave lufton gjendjet baktereologjike dhe virusale por, nuk duhet lërë trupin dhe ambientin vetëm nga aftësia dhe metabolizmi organik.

Ate duhet ndihmuar vazhdimisht, prandaj edhe rregullat e fesë islame asnjëherë nuk kanë munguar në familjet dhe shoqërinë tonë.

*Populli është i vetëdijshëm se janë bindur se janë humbur të gjitha vlerat e administratës sanitare dhe higjienike duke menduar se teknologjia dhe teknikat elektronike d’të zhvillojnë këtë dikaster të higjienës pa dorën e vetë njeriut.

Ashtu si e thotë populli të bashkohemi në këtë rrugë të eleminimit të pandemisë si dy duartë kur lajnë dhe pastrojnë njëra tjetrën!

Gjatë kësaj epidemie u vërtetua se krahas teknologjisë si një aleat dhe asistent optimal në nevojat e përditshme, vëmendja e njeriu nuk duhet të mbetet largë vëzhgimit të segmenteve drejtë programeve shtëpiake dhe urbane të administratës sanitare dhe higjienike, me qëllim të vetëm të arrihet shëndeti publik.

Kjo periudhë aq sa ishte delikate dhe e mjerueshme nga masat dhe brengat që rëndonin situatën dhe familjet në përgjithësi, po ashtu kjo situatë edhe hapi shumë dyerë dhe dritare për të parë sa më afër obligimet dhe rekomandimet e besimatrit mysliman konform ligjit islam në lidhje me pastërtinë dhe higjienën dhe shëndetitn publik.

Kjo gjendej e pandemisë përpos izolimit dhe pezullimit të… , Corona 19 doli me porositë dhe këshillat e saja.

Ne me vite kemi apeluar për abdestin si simbol i pastërtisë njerzore dhe në distancat sociale gjithkund ku jetojnë njerëzit, por dorën në zemër ka qenë vështyrë t’i bindish njerëzit për këta vlera të shpallura nga qielli.

Tani erdhi koha që e gjith bota të kuptojë se tek besimtarët islam qenka një praktikë fetare me karakter obligues larja dhe pastrami pesë here në ditë – abdest.

Provë e pamohueshme dhe domethënëse për aktualitetin!

Kjo periudhë na solli t’i kthehemi sunetit-rrugës së pejgamberit.

Muhamedi Alejhiselam thotë:

-Pastërtia është kusht i besimit-imanit.

-Kur dikush teshtit, le ta vendosë dorën mbi gojë me një copë teshe – fasulete.

Rreguallat e fesë islame nuk ndalen këtu po rekomnadojnë që pasi njeriu të teshtit, ai thotë: “El hamdulilah – Falënderimi i takon vetëm Allahut”.

Ai që është në afërsi të tij prej një distance të konsiderueshme i përgjigjet: “Jerhamikellah-Zoti të mëshiroftë”.

Kjo gjndje mes atij që teshtitën i cili çlirohet nga 40 milijone bakterje dhe atij që është afër, krijohet një korespodencë duke falenderuar Zotin dhe duke i uruar për mëshirën që iu dhurua nga Zoti falë rregullave dhe disponimit mbi pastërtinë dhe higjienën personale dhe kolektive..

Gjithashtu është e rëndësishme të poterncohet se kjo gjendje kërkon ndihmën dhe afërsinë e njëri tjetrit dhe jo largimin nga njëri tjetri.

Këtu sigurish duhet të kihet parasyshë organizatat e shëndetiti dhe spitalet që janë sot më të kërkuara si gjithçka tjetër në botë.

Muhamedi Alejhiselam që nga periudha kur sëmundjet janë kurruar dhe trajtuar në forma individuale dhe familjare ai ka thënë:

” Në një vend ku nuk ka mjekë (institucione shëndetsore) nga ai vend largoheni”.

Thënja e Muhamedit Alejihisealm nga ajo kohë dhe deri më tani po ngriti iniciativa për një jetë të shëndoshë fizike, mendore dhe shpirtërore.

Infrastruktura urbane orientale që sinon të publikojë arkitekturën islame nuk mund të paraqes ate pa spital,shkollë dhe xhami në karakterine administartës komunale.

Ai alarmon një gjendje gadishmërie dhe shumë të përgaditur dhe sofistikuar sa i përket institucioneve shëndetsore.

Kuran, El Bekare: 195,

“ Jepni për një rrugë të Allahut e mos hidhni veten në rrezik dhe bëni mirë, se me të vërtetë Allahu i do bamirësit ”.

Për në fun d’të na lejojë lexuesi i nderuar, një set të shkurtër nga repertoari i kodeksit të hadiseve të Muhamedit Alejhiselam.

*“Sikur ta dija se nuk d’të ishte vështyrë për ithtarët e mi- umetin, d’të i detyroja të përdornin frushën dhëmbëve pra çdo namazi – gjatë çdo abdest-i”.

* “Pastrimi i gojës është kënaqësia dhe pëlqimi i Zotit”.

*“Kush flenë dhe në duart e tij qëndron era e gamerit – mishit apo yndyrës, dhe gjatë natës i ndodhë diçka, të mos mallkoj askend, përveç vetes”.

* “Plotëso abdestin mirë, dhe fërkojë duartë mes gishtrave,dhe trego kujdesë, në larjen e hundës vetëm nëse je agjërues”.

Për këtë përpjekje që bëjmë në eleminimin dhe parandalimin e virusit që pezullon dhe kufizon aktivitetete qyetarëve ne meritojmë gjithë sbashku përgëzimin e Zoti, si njerëz.

Këta porosi të Muhamedit islam dëshirojnë që të paraqesin në mesin e njerzimit një shprehi apo rutinë e cila nuk është asnjëherë vonë për ta përvetësuar.

Gjatë marrjes abdest besimatri mysliman fillonë duke i larë duartë këtë e bën gjithmonë për të vërtetuar se uji është i pastër dhe pa ngjirë dhe lejohet për përdorim.

Pastaj pasi lanë duartë ai e merr ujin duke e future në gojë për të larë gojën por edhe për të vërtetuar se a ka shije të çuditshme uji.

Mëpas mer ujin duke larë zgavrën e hundës për të vërtetuar se uji që përdorë a përmban aromë të çuditshme.

Pas këta tri testimeve ai fillonë të marrë abdest.

Çdoherë përdorë ujë të pastërt për pije dhe gotë të pastërt.

Populli shqipatrë ka jetuar me disponimin higjenik dhe sanitarë gjatë gjithë historisë së produkteve ushqimore , duke shfaqur higienën personale, higjienën e ushqimit dhe me theks të vacant ruajtja e ushqimit në një vend të sigurt.

Para dhe pas çdo ngrënie dhe prekjes së sipërfaqeve të pa pastra ka lajtur duart tri here.

Disciplina e larjes së duarve dhe higjiena personale duket në forma të ndryshme të artizanateve ku vajzat kanë përgaditur çejzin apo pajën me shumë dekorime dhe komplete të garniturave të thurura artistike që shtryhen në fushën e instancave ditore rreth pastrimit të duarve, fytyrës dhe gjymtyrave me përgatitje nga më të ndryshme të artizanateve .

Kjo tregon identitetin e kulturës shqipatre e cila ka qenë një model i veçantë në evropë sa i përket rekuiziteve dhe mjeteve për pastrimin e duarve dhe gjymyrave të trupit.

Plisi shqipatrë padyshim reflektonë disponimin dhe masat higjienike tek një populll me tradita të rralla kombëtare.