Tri kompani të reja të huaja do të fillojnë investimet në vend bëjnë të ditur nga drejtoria e zonave zhvillimore teknologjike industrial, duke theksuar se bisedimet veç më janë kryer. Këto kompani do të investojë në Shkup, Shtip dhe Kërçovë. Drejtoria e zonave zhvillimore teknologjike industriale njëherit thekson se këtë vit do të investoj 15 milion euro për përmirësimin e infrastrukturës së zonave. Fokusi do të përqendrohet te gazifikimi, me qëllim të përmirësojnë konkurueshmërinë në tregjet e huaja.


“Niveli i përgjithshëm i investimeve të huaja të cilat veç më janë dakorduar, janë nënshkruar apo janë në procedurë të miratimit në qeveri, pra veç më të dakorduara me investitorët. Është afër 60 milion euro, është parashikuar hapja e mbi 2.500 vendeve të reja të punës, kurse pritet që eksporti i ri i cili do të gjenerohet nga këto investime në 10 vitet e ardhshme është afro 3 miliard euro.”,- tha drejtori i ZZHTI, Jovan Despotivski.

Pasojat nga pandemia janë tejkaluar, kurse trendi i rritjes është stabil, tha Depotovski. Por, të paparashikuara mbetet sfidat globale. Eksporti në gusht ka tejkaluar 275 milion euro dhe është muaji më i suksesshëm pas muajit prill të vitit të kaluar. Po intensifikohet edhe importi sidomos në mjete dhe makineri. Nga gjithsej 15 zona në vend, 7 janë gjithsej të pashfrytëzuara tha Despotovski, prandaj do të stimulohet investimi i brendshëm. Blerja e tokave do të jetë më e ulët, kurse mbështetja financiare më e madhe, në qoftë se kompanitë e huaja investojnë jashtë kryeqytetit.