Një trevjeçar afgan ka mbërritur në Toronto të Kanadasë, ku jeton babai i tij, pas e la Kabulin dy javë më herët, raportoi gazeta kanadeze “The Globe and Mail”.


Trevjeçari, të cilin The Globe e identifikoi me pseudonimin Ali për shkak të sigurisë së familjarëve që i mbetën në Afganistan, mbërriti në Kanada të hënën pas një fluturimi 14 orësh nga Katari, njofton Klan Kosova.

Ai i kishte mbijetuar shpërthimit vetëvrasës pranë aeroportit të Kabulit që të vdekur 175 njerëz muajin e kaluar, por u nda nga nëna e tij dhe katër vëllezërit e motrat që mbeten në Afganistan.

Fëmija kaloi dy javë në një jetimore në Katar para se të udhëtonte për në Kanada, i shoqëruar nga një zyrtar nga Organizata Ndërkombëtare e OKB -së për Migracionin (IOM), sipas raportit.

“S’kam fjetur për dy javë ditë”, tha babai i djalit, i cili jeton në Toronto për dy vjet.

Kanadaja, e cila ishte pjesë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA që pushtoi Afganistanin në 2001, është zotuar të zhvendosë 20,000 afganë të prekshëm këtë vit.