Këngëtari Mahmut Ferati ka reaguar pas tragjedisë në Tetovë, ku zjarri përfshiu spitalin modular për trajtimin e personave e të sëmurëve me koronavirus në Tetovë, ku si pasojë mbetën të vdekur 14 persona.


Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagra, Ferati ka ngushëlluar familjarët e viktimave.

“TETOVA IME! LUTEMI PËR TY! Ndihmoju o Zot të lënduarve dhe mëshirojë ata që humbën jetën nga kjo tragjedi që ndodhi në Tetovë! Ngushëllime të përzemërta gjithë familjarëve!”, shkroi Ferati.