Një tjetër therje delfinësh u zhvillua dje në ishujt Faroe në det të hapur, dy javë pas ekzekutimit masiv të 1,428 gjitarëve në të njëjtën zonë, si pjesë e një “zakoni tradicional”.


Delfinët e therur në orët e mëparshme ishin planifikuar fillimisht të regjistroheshin si pjesë e një projekti kërkimor shkencor, por Muzeu i Historisë Natyrore të Ishujve deklaroi se “nuk kishte staf të mjaftueshëm për të kryer regjistrimin dhe shënimin”!

Kështu që në vend që t’i linin delfinët të ktheheshin në oqean, ata i therën.

Një aktivist nga Grupi i Mbrojtjes së Jetës Detare, Sea Shepherd, tha se vrasjet ishin “të pafalshme”. “Padyshim që gjuetia e fundit e delfinëve dhe kritikat që pasuan nuk i bënë ata të rishqyrtojnë sjelljen e tyre”, tha Valentina Krast, duke iu referuar ekzekutimit të mëparshëm masiv të 1,428 delfinëve.

“Fillimisht ishte një projekt kërkimor, gjatë të cilit ata vëzhguan delfinët dhe rrjedhën e tyre, por për shkak se ata nuk kishin mjaft njerëz për të bërë regjistrimin dhe shënimin, ata vendosën t’i vrisnin. Mund t’i kishin çuar në det”, vazhdoi aktivisti.

Masakra ndodhi në një plazh i cili kohët e fundit ishte licencuar për të vrarë gjitarë detarë dhe mbeti i papërdorur për 40 vjet.

Delfinët u vranë më pak se 10 km nga plazhi mbrëmjen e së mërkurës, ku 1,428 delfinë të bardhë u therën rreth dy javë më parë.