Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostoll Simovski u shpreh sot i prerë se nuk do të mund të regjistrohet asnjë individ derisa nuk posedon dokumente identifikimi.


“Lidhur me regjistrimin në amvisëri, nuk mund të presim që të gjithë do të jenë prezent në shtëpi, megjithatë regjistrim pa dokument nuk mund të ketë. Çelësi që një person të regjistrohet është numri amzë, ashtu që pa dokumente, jo. Atje ku mungon ndonjë anëtarë i familjes, caktohet termin kur ai do të jetë i pranishëm, që nënkupton se nuk do të thotë që të tjetër nuk duhet të regjistrohen atë ditë dhe të pritet ditë tjetër. Ekziston një mundësi e tillë, ashtu e kemi parapa dhe ashtu e zbatojmë”, deklaroi Apostoll Simovski, drejtor i Entit Shtetëror të Statistikave.