Drejtori i Entit Shtetërorë për Statistika, Apostoll Simovski në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se regjistrimi i popullsisë dhe amvisërive po zhvillohet pa probleme, dhe se deri më tani janë regjistruar mbi gjysmë milion banorë, shkruan Alsat. Simovski tha se ka shumë pak raste kur qytetarët refuzojnë të regjistrohen, dhe se të njëjtit pas disa tentimeve binden se duhet të regjistrohen.


“Atje ku na refuzojnë fillimisht, shkojmë prap. Shkon instruktori jonë shtetërorë, shkon anëtari i komisionit të regjistrimi. Dhe deri tani këto persona binden dhe regjistrohen. Ende nuk kemi zbatuar asnjë sanksion dhe shpresojmë që kjo nuk do të ndodhë deri në fund të regjistrimit, respektivisht që do ti bindim këta persona që kjo propagandë kundër regjistrimit, në thelb është sistem i dezinfomatave”, tha mes tjerash Simovski.

Simovski pranoi se ka fushatë negative për të refuzuar procesin e regjistrimit, por që kjo nuk po ndikon te qytetarët.

“Kambanjë negativa ka pasur dhe ka gjatë gjithë kohës, nuk ndalet. Dje kemi pasur deklarata të një partie politike, pikërisht për tu ndaluar regjistrimi, megjithatë e mira është se qytetarët nuk bijnë preh e kësaj fushate negative. Të dhënat e tregojnë këtë”, tha Simovski