Një robot i lëshuar nga NASA në planetin Mars ka shkrepur disa imazhe tepër të pastra përreth vetes.


Pamjet janë publikuar në rrjet dhe secili prej nesh mund të vëzhgojë se si duket planeti i kuq që në fakt ka shumë ngjashmëri me tokën, përveç se mungon bimësia.

Në pamjet e publikuara ka një shkrepje prej 360 gradësh, ku të mundësin rrotullimin e pamjes si të ishe në të vërtetë në planetin Mars. Për të realizuar këtë mozaik janë shkrepur  62 imazhe. Gjithçka tjetër në këtë mozaik fotosh janë origjinale.