Sot sfida ndaj San Marinos do të sjellë surpriza të shumta. Zgjedhjet e Rejes priten me mjaft interes, pasi në konferencën për shtyp tekniku italian u shpreh se do kemi një skuadër sulmuese.


Shqipëria do të kërkojë që të mos bëjë asnjë gafë në këtë 90-minutësh, që do të ishte vrastare për shanset e kuqezinjve në rrugëtimin drejt “Katar 2022”.

Trajneri Reja pritet që t’i japë shanse Thomas Strakoshës në portë. Përpara portierit të Laczos, një tjetër risi mund të jetë ajo e Enea Mihajt, për t’i dhënë shanset që këtë sezon të zhvillojë ndeshjen e parë pas një dëmtimi të gjatë.

Mbrojtësi është rikuperuar me PAOK pas një operacioni në gju dhe është gati për të zbritur në fushë. Gjasat janë që pushim për këtë ndeshje të jetë një mes Gjimshitit dhe Ismajlit, me këtë të fundit më të prirur për ta ndjekur ndeshjen nga stoli. Në qendër pritet Kumbulla.

Sokol Cikalleshi ndjen shqetësime në gjurin e majtë, ndërsa as Bekim Balaj nuk është në formën e tij më të mirë. Për këtë, alternativat e Rejës zvogëlohen në 3 qendërsulmues për 2 vende.

Manaj, Uzuni dhe Bajrami do jenë tre sulmuesit të cilët kanë shanse të zgjidhen nga Reja .

Bajramin bëhet sulmuesi i tretë nga e djathta, nën udhëheqjen e Manajt në qendër të ofensivës kuqezi.

Për Brojën, një tjetër ndeshje në pritje, ku gjasat janë që të ketë sërish shanse nga stoli, për ta testuar se çfarë mund të bëjë, qoftë edhe për t’i dhënë një leksion maturie.