Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Murras.


Një mjet ende i pa identifikuar nga policia ka përplasur qytetarin V.H, 56 vjeç, banues në Cërrik, i cili po qarkullonte me biçikletë.

Pas përplasjes mjeti është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë ndihmën e parë të lenduarit.

Kalimtarë të rastësishëm i kanë dhënë ndihmën e parë, ndërkohë që është njoftuar policia.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe dërgoi në spital 56-vjeçarin që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për identifikimin e mjetit dhe kapjen e autorit.