Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka një mesazh për kryeministrin Zoran Zaev duke theksuar se Zaevin e ka verbuar pushteti dhe nuk dëshiron të kuptojë dhënien e dorëheqjes, përcjell TS.


“I mjerë je kryeministër, aq të ka verbuar pushteti saqë nuk le vlerë në emër të së cilës erdhe në pushtet pa shkelur. Por, mos harro një gjë jo të gjithë jemi njësoj. Vështirë e ke ta kuptosh esenë e dorëheqjes sepse nuk e ke brenda vetes. E kjo është ndërgjegja, morali dhe jo pushteti” ka shkruar Sela pas kundërpërgjigjes së kryeministrit Zaev ku ai kërkoi nga Sela se pse duhet të jep dorëheqje pas tragjedisë së Tetovës ku humbën jetën 14 persona në spitalin modular. /TetovaSot/