Vetëm 29 lojtarë kanë arritur ‘në klubin e 100-ve’ në Premier League, por Mohamed Salah do të jetë i 30-i pasi deri tani ka shënuar 99 gola në divizionin kryesor të Anglisë.


Salah ka luajtur vetëm 161 ndeshje në Premier League, duke përfshirë kohën e tij tek Chelsea dhe Liverpool dhe egjiptiani tashmë ka shënuar dy herë në tre ndeshjet e para të këtij sezoni.

29-vjeçari do të jetë i vetëdijshëm se goli i tij i ardhshëm do ta përfshijë atë në klubin e 100-ve, dhe ai këtë mund ta realizojë në ndeshjen e tij të ardhshme, kur Liverpool të përballet me Leeds United në Elland Road.