Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e së përbashkët me kancelaren gjermane Angela Merkel tha se liderja gjermane do t’i  mungojë vendeve të Ballkanit Perëndimorë, transmeton Alsat. Rama tha se kontributi i Merkle ka bërë që vendet e rajonit të përmirësohen për mirë.


“Sot Ballkani Perëndimorë është një vend shumë më i mirë seç ishte, përpara se sa Angela Merkel të niste Procesin e Berlinit. Patjetër që pavarësisht që do të ketë vazhdimësi në politikën gjermane, cilido qoftë fituesi, Anglea Merkel do t’i  mungojë këtij rajoni”, tha mes tjerash kryeministri Rama.