Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë deklaratës së tij ku bëri të ditur përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, u shpreh se demokratët vetë e kanë votbesuar për të marrë vendime të vështira.

Ky i sotmi sipas Bashës është një vendim i vështirë, por i domosdoshëm, pasi kundërshtarët e tij politik, do e përdornin këtë fakt nëse Basha nuk do e merrte nje vendim të tillë.

Kujtojmë se Basha tha se vendimi do të jetë në fuqi deri në momentin që do të mbyllet çështja “Berisha”.