Sot do të zhvillohen disa ndeshje interesante ne ligat kryesore të futbollit.


Premier Liga, Liga 1 e Francës, Bundesliga, Serie A dhe La Liga do të jenë të mbushura me futboll sot, shkruan lajmi.net.

Në Angli duelet kryesore të ditës janë: Liverpool – Crystal Palace, Man City – Southampton, Burnley – Arsenal.

Në Francë do të luajë kampioni aktual Lille në udhëtim te Lens, ndërsa në Gjermani Bayerni e pret në shtëpi Bochumin.

Serie A duelin kryesor e ka atë mes Interit dhe Bolognas, ku ‘Nerazzurët’ synojnë të rikthehen te fitoret.

Në La Liga vëmendja do të jetë tek përballja mes Atletico Madridit dhe Athletic Bilbaos duel ky shumë i rëndësishëm i xhiros së pestë.

Këto janë të gjitha ndeshjet që luhen sot në pesë ligat kryesore evropiane.