Pas Greqisë tërmeti godet edhe Turqinë

Një tërmet me magnitudë 4 ballë ka ndodhur në Detin Egje sot herët, sipas Autoritetit të Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave.


Sipas informacioneve, tërmeti ndodhi 11,8 kilometra nën sipërfaqen e detit.

Epiqendra e tij ishte 21 kilometra larg rrethit Datça në provincën Muğla, e cila ndodhet në bregdetin jugperëndimor të Turqisë, raporton TCH.

Kujtojmë që nga tërmeti në mëngjesin e sotëm është goditur edhe Greqia.

Nga ky tërmet ka vdekur një person, teksa një është raportuar të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.