Koment: Tetovasot


Edhe sot në Tetovë është ditë zie .Qyteti nuk po rimerr veten nga ai tmerr i së mërkurës ku 14 jetë u shuan kaq dhimbshëm në betejën midis pandemisë dhe flakëve.Ajo ishte tragjedia më e rëndë që i kishte ndodhur Tetovës ndonjëherë.
Sot në sheshin e qytetit do organizohet një marsh paqësor dhe homazhe për 14 viktimat e zjarrit të cilët mbrëmjen e 8 shtatorit shkrumboi spitalin modular ku trajtoheshin pacientët me Covid-19.
Ky është një akt vërtetë njerëzorë për organizatorët.
Por ” hienat” e politikës që vetë nuk e organizojnë atë dhe duan të fshihen pas të tjerëve , nuk po lënë dot pa u infliltruar edhe në këtë moment mortjeje.
Ata që heshtën katër vite, që i lanë shqiptarët pa një opozitë edhepse deklaroheshin të tillë, po ngrisin gurrët për ta shfrytëzuar këtë dhimbje që kanë familjarët, për të bërë një fushatë të ulët.
Vetë nuk organizojnë marshe ashtu sic nuk organizuan asnjë protestë për katër vite , liderët e tyre nuk marrin pjesë në marshe por duan të shfrytëzojnë të tjerët për qëllimet e tyre kaq meskine .
Përse politika duhet të flet tani kur ajo heshti prej kohësh?! Përse demonët e politikës janë zgjuar kur qyteti është i mbytur nga trishtimi ?
Përse nuk i lënë ta bëjnë marshin atyre që e duan këtë qytet por duan ta bëjnë këtë marsh tragjedie në një të tillë për qëllime të ulëta duke u fshehur dhe strukur vetëm për të arritur qëllime pushteti?
A nuk patët kohë të mjaftueshme katër vite për ta goditur një pushtet dhe sot shfrytëzoni këtë tragjedi që ua ka thyer zemrën të gjithëve .A nuk keni mëshirë për familjarët që përcollën të shtrenjtit e tyre në banesat e fundit dhe janë të kapluar nga zia e pikëllimi i thellë ?

Përse politika nuk i lë këta të rinj të mirë të Tetovës të bëjnë një marsh të qetë dhe dinjitoz të bëjnë homazhe për 14 jetët e shuara kaq dhimbshëm por tinëzisht do që te jetë aty por mos të duket se është aty në atë marsh ?

A është koha në këtë tragjedi kur dhimbja është kaq e freskët , të flasin politikanët për qëllime të ulëta , kur dikush ka humbur më të shtrenjtit e tyre ?