Oda Ekonomike Maqedonisë Veri-Perëndimore zhvilloi takim pune me kryesinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, ku u prezantuan platformat ekonomik nga të dy palët. Në këtë takim ishin prezent kryetari Nebi Hoxha dhe anëtarë tjerë të Këshillit Drejtues, ndërsa nga BDI ishte prezent kryetari Ali Ahmeti së bashku me ministra dhe kandidatë për kryetarë komunash në këto zgjedhje.


Takimi kishte për qëllim që të dëgjohet nevoja dhe kërkesa e biznesit në mënyrë që të integrohen ato kërkesa në platformat e partive politike, në këtë rast në platformën e BDI-së.

OEMVP azhdon të mbrojë interesat e biznesit në vend, duke lobuar dhe insistuar që të drejtat e biznesit si shtyllë e shoqërisë në vend, të merren parasyshë dhe të krijohet një klimë e volitshme për të zhvilluar bizneset.