Agim Nuhiu, Zëvendës Ministër i Drejtësisë, i është përgjugjur ashpër anëtarës së kryesisë së ASH-së, gjatë Program 200, duke i thënë se dorëheqja nuk nënkuptn fajësi.

Ai ka thënë se anëtarët e partisë së tij, kanë dhënë dorëheqje morale teksa ka akuzuar anëtarët e ASH-së, që po përpiqen të fitojnë poena politik.

“Zyrtarët e BDI-së, kanë dhënë dorëheqje morale, këtu nuk ka dilemë. Dorëheqja morale nuk nënkupton fajësi, më vjen keq që përfaqësuesi politik që është këtu të mundohet të marr poena nga kjo, nuk është radha, na kanë vdekur 14 persona”, u shpreh ai.