Kryeministri Edi Rama është rikthyer në Kuvend pas thirrjeve të demokratëve.

“Dëgjon e gjithë qeveria këtu, një debat i zgjatur në aq shumë orë nuk mund të jetë i nxitur nga të gjithë. Ka interes për ne që të analizojmë, nuk isha për shkak të ngarkesës së punës sepse nuk do të jem për disa ditë. Për këtë arsye janë shumë detyra. Megjithatë kur mora mesazhin nga kryetarja që ju kishit ngritur çështjen thash do të vij në 5. Do të plotësoj dëshirën time dhe tuajën. Në të njëjtën kohë ju bllokuat foltoren. Ajo çka thashë më parë me të keq. E gjykova të drejtë kërkesën që të jem i pranishëm. Nuk kam asnjë detyrim kushtetues dhe ligjor që të qëndroj këtu kur mendoni ju se duhet të qëndroj”, tha Rama.

“Mos abuzoni, ju lutem mos abuzoni, për fatin tim të ndryshëm nga i juaji unë kam shumë detyra. E bën një trupë e organizuar, janë deputetë, ministra këtu, nëse vini re juve nuk ju ndërhyn njeri nga vendi nuk ju bërtet njeri nga vendi. Ju ikët dy vjet dhe ne nuk bllokuam seancën që t’ju kërkonim rikthehuni”, tha Rama.

“Një lutje nga ju a ka mundësi që si ju dëgjojmë ne juve na dëgjoni edhe juve ne. Unë fola me kryetaren, respekt dhe dëgjimi me njëri-tjetrin nuk lidhet me sa dëgjojnë në sallë të gjithë se këtu është e gjithë qeveria e re dhe këta janë për të dëgjuar të gjithë. Për çfarë po diskutojmë çfarë arsyeje kishit ju duke dhënë një arsye të paqëndrueshme. Sot dhe asnjëherë tjetër ndodh për arsyen, duke qenë këtë ditë kur unë paraqita programin, faleminderit se nuk jemi mësuar që të jeni prezent. Nëse në derën e kuvendit do të harrojmë që kemi muskuj dhe do të hyjmë duke pasur në funksion trutë do të bëjmë një progres shumë të madh. Është shumë e thjeshtë, thoni kemi nevojë për këtë gjë. Thoni duam të vijë në seancë. Jam i detyruar që të them të gjitha arsyet për të cilat jam me vonesë”, theksoi Rama.