Mësohet dita dhe ora e El Clasicos

El Clasico është vendosur të zhvillohet me 24 tetor nga ora 16:15.


Numri një i La Ligës, Javier Tebas ka konfirmuar në Movistar + se ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës në Camp Nou do të luhet ditën e diele, më 24 tetor në orën 16:15.

Barcelona do ta presë Realin pas ndeshjeve me Valencian dhe Dinamo Kievin, derisa Reali para El Clasicos luan me Athletic Bilbaon dhe Shakhtarin.

Derisa Reali vazhdon të jetë lider i La Ligas, Barcelona po vuan në këtë fillim sezoni.

Pas katër ndeshjeve në La Liga, Barça ka grumbulluar 8 pikë, ka dy fitore dhe dy barazime.