Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur mëngjesin e të martës në Shqipëri e veshur me një xhaketë të kaltër.


Sipas ekspertëve të komunikimit ngjyra e kaltër nënkupton se Shqipëria duhet të marrë vendime të rëndësishme, por jo shumë strikte.

Merkel ndryshon vetëm ngjyrat e xhaketës, në varësi se ku shkon, kë takon atë ditë dhe për çfarë do të diskutojë, shkruan Euronews.

Ditën e djeshme Merkel vizitoi Serbinë, veshur me një xhaketë ngjyrë bezhë që nënkupton thirrje për paqe.

Gjatë bisedës me presidentin serb Vuçiç ajo shprehu qartë se pa njohjen e Kosovës nga Serbia nuk mund të ketë anëtarësim në Europë.