Mbaroi me sukses Konferenca dyditore për promovimin e barazisë gjinore “Gratë në Politikën e Jashtme”, e organizuar për herë të parë nga Ministria e Punëve të Jashtme, me iniciativën e Zëvendës Ministres së Punëve të Jashtme, Fatmire Isaki dhe nën patronazhin Zonjës së Parë, Elizabeta Gjorgievska.


Në ditën e parë të konferencës ndërkombëtare, fokusi i paneleve ishte në pjesëmarrjen e grave në politikën e jashtme dhe nevojën për të rritur pjesëmarrjen e tyre në proceset vendimmarrëse dhe gjithashtu u shqyrtuan mundësitë për të rritur rolin e tyre në shoqëri veprues politik aktiv dhe konstruktiv.

Dita e sotme iu kushtua kryesisht nevojës për përfshirje më të madhe të grave në sektorin e biznesit, si dhe ndikimi i Covid-19 tek gratë. Njëherazi, në kuadër të Konferencës u miratua Deklaratë e përbashkët, me të cilën themelohet rrjet i grave diplomate nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.
Në Konferencë morën pjesë politikanë dhe diplomatë të rangut të lartë nga rajoni dhe gra Ambasadore, pjesëmarrëse nga vende evropiane dhe jo-evropiane, pjesëmarrëse nga organizata ndërkombëtare dhe rajonale, Konsuj

Nderi, figura të njohura nga Akademia, biznesi, shoqëria civile dhe organizatat rinore.

Planifikohet që Konferencë e kësaj natyre të mbahet çdo vit, ndërkaq gjatë vitit të organizohen ngjarje të tjera, më të vogla, të tilla si punëtori tematike, seminare, tryeza të rrumbullakëta, etj. e cila do të diskutojë çështje të forcimit të rolit të gruas në të gjitha aspektet e jetës shoqërore.