Gjendja me Covid-19 në shkolla është e qëndrueshme dhe monitorohet vazhdimisht nga
institucionet kompetente shëndetësore. Sipas mesatarës të fundit të Ministrisë së Arsimit dhe
Shkencës të marrë nga shkollat, rreth 0.02% e gjithsej 240 mijë nxënësve në nivel shteti janë
raste të reja të infektuara me Covid 19, e njëjta përqindje është mes mësimdhënësve. Nga
fillimi i vitit shkollor e deri më tani, rastet aktive të nxënësve ishin 0.2%. Disa prej tyre
tashmë janë negative dhe janë kthyer në shkollë, dhe disa janë ende në izolim.
Sa i përket të dhënave të hollësishme, ato janë në pronësi të shërbimeve shëndetësore
kompetente që nxjerrin vendime për izolim.
Ajo që është veçanërisht e rëndësishme të theksohet është se deri më tani nuk ka transmetim
të infeksionit në shkolla. Kur shfaqet një nxënës ose mësimdhënës me simptoma të
infeksionit, shkollat ​​veprojnë sipas protokolleve dhe algoritmeve.
 
MASH bën thirrje për respektim të vazhdueshëm të protokolleve shëndetësore dhe sjellje të
përgjegjshme nga të gjithë pjesmarësit në procesin edukativo-arsimor, sepse vetëm në atë
mënyrë ne do të mbajmë mësimin me prani fizike në klasë, gjë që është në interesin më të
mirë të nxënësve dhe nuk ka alternativë më e mirë.