Maksim Dimitrievski paralajmëroi ndërtimin e gjimnazit “Sami Frashëri” dhe shkollën teknike në Kumanovë

Sonte në sheshin e qytetit të Kumanovës, Iniciativa qytetare “Për Kumanovën tonë” ka mbajtur konventën zgjedhore në të cilën promovoi kandidatin për kryetar të Kumanovës dhe listën për këshilltarë. Kandidati i pavarur Maksim Dimitriveski i falënderoi të pranishmit për prezencën e madhe dhe ftoi qytetarët të dëgjojnë programin e tij, raporton News-TV.


Ai mes tjerash ka paralajmëruar ndërtimin e ambienteve të reja shkollore për nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” dhe shkollës teknike.

“Për dy vite arritëm të rindërtojmë të gjitha shkollat e mesme në qytet, ndërsa paraleleve për mësim në gjuhën shqipe, gjimnazit ‘Sami Frashëri’ dhe shkollës teknike, Maqedonia ende i ka borxh dhe nuk pagoi, por ne nuk do ti presim ata. Ne porositëm një projekt dhe do të nisim së bashku me qytetarët dhe donatorët e huaj për të hedhur themelet e asaj shkolle sepse të gjithë meritojnë të drejta dhe mundësi të barabarta, kurse ata që përmendin atë projekt vetëm gjatë zgjedhjeve, kur fillojnë zgjedhjet, cdo herë hapet kjo cështje”, tha kandidati i Iniciativës Qytetare “Për Kumanovën tonë”, Maksim Dimitrievski.

Ky i fundit paralajmëroi se në programin e tij për katër vitet e ardhshme janë edhe pesë rrethrrotullime të reja në qytet dhe shumë projekte të tjera.