Mbrëmjen e kaluar një qendër modulare, ku trajtoheshin pacientët me Covid-19 në Tetovë u përfshi nga një zjarr që la të pajetë 14 persona dhe të lënduar disa të tjerë.


Thuhet se mes tyre ka pacientë dhe personel të stafit mjekësor. Për të shuar flakët që përfshinë spitalin u deshën 30 zjarrfikës dhe 7 makina.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, në Tetovë mbërriti kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ai i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, si dhe funksionarë të tjerë të qeverisë.

Në lidhje me ngjarjen kanë reaguar të tronditur edhe shumë personazhe të famshëm, që kanë shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave.

“Lutemi për familjarët e viktimave në spitalin e Tetovës! Qoftë tragjedia e fundit! Jemi me ju në këto çaste të vështira”, shkruan Dafina Zeqiri në një postim.