Dr Selim Ibraimi- Ka disa organizata në SHBA që thonë se po informojnë politikën amerikane për çështjen shqiptare në Ballkan. Ka disa organizata me 2-3 4-5 6 anëtarë. Dëshmitë tregojnë se përveç postimeve në Facebook dhe Twitter nga takimet me udhëheqësit e Kosovës, Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë, çështjet mbeten në vend.

Kongresi dhe agjencitë e tjera qeveritare dhe joqeveritare të SHBA-së nuk njoftohen duke bërë postime nëse axhendat janë kryesisht të bazuara në grupe dhe mbajnë anën e partive politike. Disa që janë thirrur në emër të Diasporës shqiptare këtu në SHBA tash nuk ju dëgjohet zëri. Ka shumë ngjarje në Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht në hapësirën shqiptare ku organizatat e dy apo tre individëve nuk kanë qenë në gjendje të kontaktojnë organet e qeverisë amerikane për të ndikuar në formulimet më të qarta të administratës amerikane për Ballkanin. Si t’i kuptojmë këto organizata ndryshe?!