Këto vendbanime të Shkupit nesër do të mbesin pa ujë dhe pa energji elektrike

Këto vendbanime të Shkupit nesër do të mbesin pa ujë dhe pa energji elektrike.
Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e energjisë, nesër pa energji elektrike do të mbetën një pjesë e përdoruesve të komunës së Gazi Babës dhe Sarajit, ndërsa disa pjesë të komunës së Karposhit do të kenë ndërpreje të furnizimit të ujit.


Në periudhën prej ora 07:45 deri në 15:30 pa energji elektrike do të mbeten rruga “Palmiro Talati”, rruga “Maxhari”, dhe Maxhari 3, të komunës së Gazi Babës.

Pa energji elektrike nga ora 09:00 deri ora 13:00, do të jenë përdoruesit e fshatit Shishovë të Sarajit.

Ndërprerje të ujit do të këtë nga ora 09:00 një pjesë e rrugëve “Borka Talevski” dhe “Atinska”, të komunës së Karposhit. Përdoruesit do të jenë pa ujë për shkak të lidhjes së furnizimit me ujë f-1 në rrugën “Borka Talevski”71.