Spitali i fëmijëve si dhuratë nga Emiratet e Bashkuara Arabe


Sot u bë inaugurimi i spitalit të fëmijëve, spital ky dhuratë mga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Por jo vetëm spitalet, por edhe autostradat, shkollat, çerdhet dhe objektet e ndryshme publike sot do të ishin ndërtuar dhe dhuruar si dhurata nga vendet e pasura islamike sikur politikanët kosovar të pasluftës të ishin ndryshe nga ata që janë sot.

Inferiorioteti ndaj besimit të tyre dhe frika se mos po hidhërohen përëndimorët, ka bërë që këta politikan ta shpenzojnë buxhet pas buxheti të Kosovës për ndërtime dheka bërë që Kosova të jet ndër vendet më të varfëra në rajon dhe më gjërë.

Por, këta politikan harruan se vendet e pasura islamike janë aleatët kryesor të përëndimorëve në përgjithësi dhe SHBA-ve në veçanti.

Dhashtë ZOTI që në të ardhmen të kemi udhëheqës që krenohen me besimin e tyre dhe që janë parimor edhe me vendet lindore dhe përëndimore.

Faleminderit Emirateve të Bashkuara Arabe për dhuratën e madhe që ia dhuruan shtetit tonë, Kosovës.

Gëzim Kelmendi