Katër të vdekur dhe 84 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Katër persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me COVID-19.


Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë këtij intervali kohor janë testuar tre mijë e 823 persona, prej të cilëve 84 kanë rezultuar të pozitivë me koronavirus.

Kurse 786 persona ia kanë dalë betejës me virusin vdekje prurës, derisa pesë mijë e 371 raste janë ende aktive.