Ka humbur jetën nga koronavirusi 18 vjeçarja nga Shkupi, nënë e foshnjës gjashtë muajsh

Një vajzë e moshës 18-vjeçare e cila ka lindur foshnjës e saj në mars është viktima më e re e evidentuar në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë.


Siç shkruan “Telma”, gruaja ka humbur jetën në Klinikën Infektive në Shkup.

Në raportin e djeshëm, Ministria e Shëndetësisë publikoi se ka 41 viktima nga kovidi.

Ndërsa tre viktimat me moshë të re ishin nga Shkupi. 36 pacientë kanë vdekur në kushte spitalore, ndërsa pesë në shtëpi.