Janë regjistruar mbi një milion e 695 mijë qytetarë, njofton ESHS

Nga Enti Shtetërorë për Statistika njoftojnë se përfshi ditën e djeshme deri në ora 20:00, janë regjistruar 1.695.549 persona, 526.605 amvisëri dhe 752.916 banesa, përcjell Alsat. Mundësinë për tu regjistruar online e kanë shfrytëzuar 199.819 qytetarë.


– Advertisements –

Sot është dita e 33 e regjistrimit, ndërkaq deri në fund të operacionit statistikor kanë mbetur edhe dy ditë.

Përveç në shtëpitë e tyre, qytetarët mund të regjistrohen edhe në pika të caktuara në komunat e tyre, pika këto të autorizuara nga Enti Shtetërorë për Statistika. Lokacionet e pikave në fjalë mund t’i gjeni në linkun:

https://popis2021.stat.gov.mk/Upatstva/SpisokNaKPRzaPopisuvanje.pdf

Deri më 30 shtator, do të mund të regjistrohet online edhe diaspora.  Qytetarët nga diaspora, që jetojnë jashtë vendit, e që nuk kanë mundësi të regjistrohen përmes aplikacionit online, mund të regjistrohen nga familjarët ose të afërmit  e tyre në Maqedoninë e Veriut, që i dinë të dhënat për personin në fjalë.