Sulmuesi i Milan, Zlatan Ibrahimovic njihet për vetbesimin e lartë.


Sulmuesi 39 vjeçar i Milan është shprehur se ai është në të njëjtin nivel Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Ai në një intervistë për “France Football” u shpreh se kualitetet e tij janë të njëjta me fituesit e shumëfisht të “Topit të Artë“, Messi dhe Ronaldo.

“Nëse jeni duke folur për cilësitë e brendshme, unë nuk kam asgjë më pak se ata”, tha Ibrahimovic për “France Football” kur u pyet për Ronaldon dhe Messin. “Nëse shikoni trofetë, [atëherë] po nuk e kam fituar Ligën e Kampionëve.

“A më mungon Topi i Artë? Jo, është Topi i Artë ai që më mungon! Thellë, mendoj se jam më i miri në botë. Nuk mendoj se është e rëndësishme të krahasohen lojtarët me njëri-tjetrin”, përfundoi ai.