Gjatë ditës së sotme (30 shtator) prej ora 08:00 deri në ora 14:00, në rajonin e Tetovës është kryer një kontroll sa i përket tejkalimit në trafik. Gjatë këtij aksioni të policisë janë regjistruar gjithsejtë 62 shkelje dhe atë 28 në territorin e Tetovës dhe 34 në atë të Gostivarit. Të gjithë shkelësit kanë marrë dënimin e paraparë me ligj. Nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB)-Tetovë, apelojnë për respektim të rregullave në trafik.