Ministrja Gërvalla takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Armenisë


Në kuadër të takimeve me kryediplomatë dhe krerë shtetërorë, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, është takuar sot me Ministrin e Jashtëm të Armenisë, Ararat Mirzoyan.

Ministrja Gërvalla, krahas çështjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës, në këtë takim ka theksuar nevojën për shkëmbim dhe bashkëpunim për një gamë të gjerë të fushave mes të dy vendeve.