Eksperti ndërkombëtar në Tetovë në krah me Sadi Bexhetin (Video)

Sadi Bexheti, dëshmon seriozitetin e tij për të zgjidhur problemin e ujit , dhe zhvillimin e konceptit të ekonomis së gjelbërt, gjelbërimin e qytetit , reciklimin e mbeturinave me të cilën do të zgjidhet problemi me mbeturinat, si dhe krijimin e parkingjeve për të zgjedhur problemin me trafikun.
Ai ka angazhuar ekspertin ndërkombëtar për këtë çështje, Dr. Nidal Salim – Drejtor dhe themelues i institutit Global për ujë, mjedis dhe shëndet.


Në preskonferencën e mbajtur sot këshilltari i Sadi Bexhetit , Dr. Nadal Salim flet për disa pika të rëndësishme që do të ndihmojnë për të përmirësuar planin e zhvillimit për Tetovën dhe rajonin, kryesisht në pikat e më poshtme :

Rritjen e furnizimit me ujë dhe zvoglimin e kufizimit me ujë nga dimri në pranverë.
Zhvillimin e infrastrukturës së ujit, dhe ujrave të zeza.
Të zvogëlohen humbjet e ujit
Zhvillimin e rrjetit sanitar
Zhvillimin e një programi ndërgjegjësimi që ka të bëj me grumbullimin dhe reciklimin e mbeturinave.
Gjelbërimin e qytetit
Ndërtimin e parkingjeve.