Të nderuar qytetarë te vendit tim, të Komunës time,


Ndjej privilegj dhe njëkohësishtë rëndesë mbi shpatullat e mia që për herë të parë po i kyqem politikës duke qenë bartësi kryesor i listës për këshilltar Komunal nga ana e BDI-së me njeriun e fitoreve dhe suksese në krye për kryetar komune, m-r Erkan Arifin.

Pavarsishtë se lufta ishte forca ime e vetme që deri sot marr frym e jetoj shqip me ndjenja të zjarrta dhe gjak të pastër shqiptari, me fitore të padiskutueshme ndaj armikut në vitin 2001, tashmë edhe pse tani jam i bindur se do ta fitojm armikun e padukshëm në profesionin që e kam si mjek, këtë armik të padukshëm (virusin), un kam marrë mbi vete një detyrë të re për ti qenë edhe më afër çdo qytetari të kësaj komune.

Një të jeni të sigurt, ashtu siç qëndrova me pushkë në luftë afër jush për të ju mbrojtur e dalur fitimtarë, ashtu dhe sot do dalim FITIMTARË Bashkë drejt fitoreve të reja. Do jem zëri juaj, forca juaj, dinjiteti juaj, miku juaj, do jem njeriu që do i përulem Zotit sa herë që vendi im ka nevoj për mua ! Faleminderit të gjithve që më keni mbështet deri më sot, tani e tutje nga ky moment duke e falënderuar liderin e gjith shqiptarëve të këtij vendi, z.Ali Ahmeti, për besimin e dhënë, kërkoj që bashkë me ju të dalim fitimtarë qysh në raundin e parë me 17 tetor !

Bashkë për Komunën që duam, bashkë në suksese të reja,

I juaji,

Doktor,

Zekirja Shaini (bartës liste i BDI-së për Komunën e Likovës.)