Vazhdojnë dorëheqjet e njëpasnjëshme në ASH-në e Ziadin Selës. Pas ngrirjes së aktivitetve në ASH-Bogovinë, largimit të këshilltarit më të zëshëm në Kumanovë, Osama Muadinit dhe kryetarit të nëndegës së ASH-së – Trebosh, sot një tjetër dorëheqje vjen nga Likova, përcjell TS.


Nuk është thejshtë një dorëheqje e një kandidati për këshiltarë komunal, por është një dorëheqje e madhe në Likovë. Faruk Kasumi është themelus i ASH-së në Likovë dhe sipas tij partia është e zaptuar andaj edhe largohet nga gjitha funksionet që i ka pasur.

“Nuk e di në favorin e kujt mund të shkon dorëheqja ime dhe as që më intereson më, por e kam për obligim si një ndër themeluesit e Aleancës Për Shqiptarët në komunën e Likovës dhe ish kryetarë i degës në fshatin Hotël të jap dorëheqje publike para rrethit dhe shoqërisë sime nga çdo qëndrim partiak ndaj Aleancës për Shqiptarët.
Kemi pasur shpresa shumë të mëdha se ky subjekt do të jetë në shërbim të popullit dhe se e njëjta do ta rrespekton hierarkinë dhe statusin e partisë, por jo, po ndodh e kundërta, e sidomos kohën e fundit, strukturat e larta të partisë, treguan se janë në gjendje me harru gjithcka nga e kaluara, me harru të gjithë ata që kontribuan në rritjen e saj që nga themelimi, vetëm për një arsye, të qëndrojnë në pushtet edhe një herë të fundit.
Kam bërë shumë punë vullnetare, që nga themelimi saj si në krijimin e nëndegës, zgjedhje parlamentare, PR e zgjedhjeve të kaluara lokale, dhe sot sikur mos të ekzistosh, kjo ju ka ngjarë vetëm atyre që ishin para jush dhe erdhën pas jush.
Unë shpreh pakënaqësi ndaj degës së Likovës dhe strukturat e saj si dhe strukturat e larta të partisë, që përqeshnin subjektet e tjera ndërsa sot dhe ju vet e keni zaptuar subjektin politik sikur tua kishte bërë nëna, pa ju dhënë hapsirë të tjerëve që të dëshmojnë veten se mund të bëjnë diçka ndryshe. Paçi fat dhe suksese në këto dhe zgjedhjet e ardhëshme, pa mua dhe një rreth i madhë i shoqërisë dhe familjes sime.
Me shumë rrespekt deri te miqtë dhe familja ime
” ka shkruar Kasumi.

Siç mëson TS, priten edhe shumë dorëheqje të tjera në ASH dhe një paknaqësi e madhe është mes emrave të këshilltaërve pasi Sela nuk ka respektuar vendimet e degëve, por ka vendosur vet se kush do të jetë në listë për këshilltarë komunal.

Ndryshe zgjedhjet do të mbahen me 17 tetor dhe fushata do të nis me 27 shtator./TS/