Rikthimi tek Manchester United pas 12 vitesh, ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme për Cristiano Ronaldo-n, i cili ka shënuar 3 gola në 2 ndeshjet e para në Premier Ligë dhe Ligën e Kampioneve.


Por problemi më i madh i sulmuesit portugez në Manchester nuk vjen nga fusha, por shtëpia ku ai u vendos fillimisht me familjen. Ai është detyruar të transferohet në një tjetër vilë për shkak të blegërimave të vazhdueshme të deleve, të cilat i prishnin qetësinë.

Dhe në “ndihmë” të 36-vjeçarit vjen edhe shoku i tij, Patrik Evra, i cili përmes një postimi në “Instagram” i dedikoi një video argëtuese yllit portugez duke u shfaqur në një barkë të vogël me disa dele dhe me një bilbil në gojë sikur të ishte bari. “Mos u shqetëso vëlla, po i transferoj delet e mia larg shtëpisë tënde”, shkruante me humor për ish-shokun e skuadrës së tij.

https://www.instagram.com/patrice.evra/?utm_source=ig_embed&ig_rid=96e06da0-0af8-4351-8c6e-ce86f3b301be