Policia e Durrësit ka vënë në pranga pronarin e një restoranti dhe kuzhinierin e tij, pasi gjatë një ceremonie martesore dyshohet se janë helmuar nga ushqimi 5 shtetas. Në pranga ka rënë Pajtim Kacani pronari i restorantit dhe kuzhinieri Bledar Hasa, 33 vjeç, të dy banues në Durrës


Mbrëmjen e djeshme mbi 20 persona përfunduan të helmuar në urgjencën e spitalit të Durrësit. Personat e helmuar kishin qenë në një dasmë dhe menjëherë pas përfundimit të saj janë ndjerë keq.