Prindërit dhe kujdestarët nuk duhet të dyshojnë nëse ndryshimet që fillojnë këtë vit shkollor
do të arrijnë një efekt më të mirë përsa i përket njohurive të nxënësve. Ne duhet të jemi të
sigurt për këtë, sepse këto ndryshime nuk janë të nxituara dhe nuk janë bërë në kabinetin tim
apo në Qeveri.
Këto ndryshime janë bërë në përputhje me rekomandimet e UNICEF-it, OECD-së dhe
Bankës Botërore, dhe në konsultim me të gjithë pjesëmarrësit, me ekspertët dhe më e
rëndësishmja me mësimdhënësit të cilët janë aleatët tanë më të mëdhenj në procesin e
transformimit të sistemit arsimor. Ata janë të motivuar të punojnë me Konceptin e ri dhe
mësimdhënia tashmë po bëhet më interesante.
Këtë e deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska gjatë vizitës së sotme në
Shkollën Fillore "Dimo Haxhi Dimov" në Karposh, ku së bashku me kryetarin e Komunës
Stefan Bogoev inspektuan kushtet dhe rrjedhën e mësimdhënies.
“Mësimdhënësit janë faktori më i rëndësishëm për arritjen e qëllimit të ndryshimit. Dhe kjo
është arsyeja pse ne i përfshinë ata drejtpërdrejt në krijimin e atyre ndryshimeve, organizuam
trajnime, siguruam mjete didaktike dhe mjete mësimore, dhe njëkohësisht përmirësuam
kushtet e punës në shumë shkolla ku ishte e nevojshme ndërhyrja. "Pra, unë besoj në sukses
sepse ata janë aleatë të institucioneve të sistemit në rrugën drejt krijimit të sistemit arsimor
bashkëkohor që ne mund ta krahasojmë me sistemet në vendet më të zhvilluara dhe ne do të
jemi krenarë për rezultatet e arritura nga nxënësit tanë, "tha Carovska.
Ministrja shtoi se kusht tjetër jashtëzakonisht i rëndësishëm që reforma të ketë sukses është
mësimi që të mbahet në shkolla sa më gjatë, sepse siç tha ajo të gjitha format e tjera të
mësimdhënies lejojnë realizimin formal të vitit shkollor, por nuk mund të ofrojë atë që ka
mësimdhënia në klasë dhe asnjë komunikim tjetër nuk mund të arrijë vlerën e komunikimit të
drejtpërdrejtë mësimdhënës -nxënës.


"Për këtë arsye apelojmë vazhdimisht për sjellje të përgjegjshme dhe respektim të
vazhdueshëm të protokolleve shëndetësore, të cilat parashikojnë mbajtjen e detyrueshme të
maskës në ambiente të mbyllura, dezinfektimin e duarve, matjen e temperaturës së trupit kur
hyjmë në shkollë dhe ajrosjen e shpeshtë dhe mirëmbajtjen e higjienës në hapsirat e shkollës.
Situata në shkolla për momentin është stabile dhe përcillet çdo ditë nga institucionet
kompetente shëndetësore, nëse ka alarm se duhet të ndryshojmë modelin, sistemi arsimor
është gati ta bëjë atë menjëherë, gjegjësishtë të kalojë në zhvillimin e mësimit online ,për të
cilën vendoset nga Komisioni për Mbrojtjen nga Sëmundjet Ngjitëse ," tha Carovska.
Sipas të dhënave që i merr Ministria e Arsimit dhe Shkencës në baza ditore nga shkollat,
numri i nxënësve të sapo infektuar rritet nga 0.01 në 0.02% gjithsej 240 mijë nxënës, por
edhe se numri ndryshon vazhdimisht sepse disa shërohen nga virusi dhe kthehen në shkollë,
ndërsa të tjerët që marrin teste pozitive kalojnë në izolim.
Carovska shprehi kënaqësinë për punën e shkollës që vizitoi sot, shkollën fillore "Dimo
Haxhi Dimov" në Vllae dhe theksoi se me qasje shumë të përgjegjshme të qeverisjes lokale,
udhëheqjes komunale dhe drejtorëve të shkollave, të gjitha shkollat fillore në Komunën e
Karposhit vitin e ri shkollor e filluan të përgatitur mirë me mësim në klasë, ku siç tha ai aty
është vendi i nxënësve.