Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, njoftoi se autoritetet në vend në kurrfarë mënyre nuk kanë marrë pjesë në përgatitjen e non-pejperit për zgjidhjen e kontestit ndërmjet Sofjes dhe Shkupit.


Korrespondenti i MIA-s nga Sofja, duke iu referuar kumtesës së Ministrisë bullgare të Punëve të Jashtme, informoi se prej atje kanë theksuar se nuk janë të njoftuar zyrtarisht për dokument të tillë, e as se kanë marrë pjesë në përgatitjen e tij dhe për shkak të asaj nuk mund ta komentojnë autenticitetin dhe përmbajtjen e tij.